Na ndajnë vetëm 24 orë nga nata e dytë live dance reality show “T’ka mami yll” dhe surprizat nuk kanë mbaruar. Ditën e sotme, ka qenë Mikele, i cili u rikthye në prova, duke i kërkuar falje trajner Frankos, pas fjalës së kthyer.
Ndërkohë që fëmijët kanë vijuar provat për kërcimin në grup, mamatë e tyre janë ulur së bashku në një tavolinë dhe kanë nisur diskutimet. Në një moment biseda mes tyre është përqendruar te mami e Kristinës, të cilat mamatë e tjera në mënyrë unanime e kanë akuzuar se dëshiron gjithë kohën të jetë protagoniste.
“Nuk ka lidhje unë gjithë kohën karakter i tillë jam. Kush më njeh, e di që unë ky tip. Jam tip klasik, jam pak e egër dhe në jetën reale replikoj. Të replikosh nuk do të thotë të jesh llafazane”, u përgjigj mami i Kristinës mamave të tjera. /abcnews.al