Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës është asgjesuar pas një operacioni të policisë greke në bashkëpunim me zyrën e DEA-s në Athinë.
Rrjeti e sillte kokainën nga Ekuadori të fshehur në konteinerë që transportonin banane apo peshk.
Në Greqi u arrestuan katër persona, dy grekë, një kinez dhe një turk, ndërsa në Ekuador një shtetas vendas. Po në Ekuador u sekuestrua një sasi prej 176 kg kokainë, që destinohej për në portin e Pireut – Greqi, pak para se të nisej anija e ngarkuar me konteinerë që kishin brenda arka me peshk të ngrirë.
Në Greqi grupit iu sekuestrua 1,3 kg kokainë.
U sekuestruan gjithashtu 118.231 euro, si dhe sasi me kartemonedha iraniane, hungareze, çeke si dhe një aparat për numërimin e parave.
Duke analizuar karakteristikat e organizatës kriminale dhe veprimtarinë e mëparshme, policia greke vlerëson se fitimet e paligjshme i kalojnë 5 milionë eurot.
Gazetar i ABC News Greqi: Robert Goro