Disa ditë më parë arkeologët shqiptarë gjatë gërmimeve në parkun arkeologjik të Bylisit në Ballsh kanë zbuluar një ndërtim tepër të rrallë për historinë e vendit. Bëhet fjalë për një cisternë ujëmbledhës, që ishte ndërtuar pranë stadiumit të lashtë të kësaj zone.
Për të folur lidhur me këtë zbulim të lashtë, historiani dhe studiuesi Neritan Ceka ishte i ftuar në emisionin “ABC Live” ku e ka cilësuar këtë objekt si cisternën antike më të madhe në Ballkan, që daton në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit.
“Këtu duket cisterna. Ishte ndërtuar pranë stadiumit se gjatë dimrit mblidhte ujërat e stadiumit, ku duken edhe lugjet mbledhës. Ishte 50 metra e gjatë dhe 8 metra e thellë dhe 4 metra e gjerë. Më e madhja e Ballkanit. Flitet për shekullin e III p.e.s, rreth 205 vjet para Krishtit. Është edhe më sofistikuara. Se gjenden cisterna të vogla por është një lodër në krahasim me cisternën e Bylisit. Së është e thelluar në tokë me blloqe dhe me harqe. Sipër ka qenë e mbuluar me pllaka. Kur është rrëzuar, se supozohet se ka funksionuar për 900 vjet deri në shekullin e VI. I gjithë materiali ka rënë brenda. Është e qartë. Pasi bëmë gërmimin dhe bëmë vendosjen e blloqeve, realizuam një basen të cisternës. Por na u mbaruan paratë se ne kishim vetëm 20 milion lekë të vjetra. 10 mln ishin për cisternën, dhe 10 për studim gjeofizik pranë cisternës.”
“Ka një defekt të madh se janë pak shqiptarë që bëjnë ekspedita dhe gërmime. Kemi bashkëpunim, por nuk vazhdon dot shumë gjatë. Se janë të huaj.”
Ceka ka treguar edhe objekte të tjera të zbuluar ku për një objekt dekorativ thekson se është veshje e personazhit të lashtësisë Agustit.
“Është një surprizë. Është një skulpturë dhe është një pjesë e veshjes së Augustit. Po nxjerrim blloqet dhe po punohet. Me shpenzim me pak lek kemi bërë gjithë këtë punë. Ma është dashur një vit pune. Se nuk lihet ashtu. Nuk do kishte vlerë.”
“Sheshi ku është vendosur është kryesori i teatrit. Ka stadiumin, dy shëtitore të mëdha. Bashkia e qytetit. Qyteti në atë kohë i jepte vetëm ushqimin. Zgjidhej çdo vit. Kishte edhe tre qytetet afër Bylisit. 4 qytete në këtë zonë. Kishin një strateg drejtues ushtrie dhe kishin rend nëpunësit. Kishte shef financash. Të gjithë zgjidhnin një herë në vit”
“Shtëpia më e vogël është 900 metra katror. Në qytet pranoheshin vetëm ata që ishin të këtij rangu dhe kishin mundësi të paguanin,”
Për Cekën edhe qyteti i Lezhës ka premisa të mëdha, për sa i përket antikitetit.
“Lezha pastaj ka arkeologjinë. Kanë bërë ndërtime brenda qytetit. Se tani po prishin gjysmën e Lezhës.”
“Kemi gjetur një monument. Mbishkrime të tjera kemi gjetur për një fitore të një lufte, dhe me plaçkat e luftës kanë bërë një mur rrethues. Ka një shpërndarje të popullsisë edhe të emrave grek dhe klasa politike është e gjitha pothuajse me Ilirë. Ashtu siç i ruajtën mbretërit. Ndërkohë nëpunësit mbanin edhe emra grek.” tha Ceka. /abcnews.al/