Partia Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhën kryetarët e Bashkive në vend për të diskutuar rreth menaxhimit të mbetjeve.
Në një postim në Facebook, Sekretari i i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se i vetmi kontribut i Ramës në këto 3 vite janë inceneratorët. Këta të fundit, sipas Bardhit, janë ndërtuar për të vjedhur paratë e shqiptarëve.
GAZMENT BARDHI NË FACEBOOK
“I vetmi kontribut tetëvjeçar i Ramës për pastrimin e mbetjeve, është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve…
Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori. #vettingnëpolitikë.”
Në takimin e sotëm kryeministri Edi Rama foli me tone të larta me kryetarët e bashkive. Sipas Ramës, një nga bashkitë me menaxhimin më të keq të mbetjeve është ajo e Himarës ndërsa nuk munguan as kritikat e ashpra ndaj Jorgo Goros.
Po ashtu, kreu i qeverisë u bëri thirrje bashkive që të gjejnë zgjidhje të menjëhershme me plehrat në bashkitë e vendit në të kundër do të duhet të përgjigjen. /abcnews.al/