“Alo policia, po vjedhin”, kapen “mat” dy “skifterët” në Vlorë

schedule12:42 - 22 Tetor, 2021

schedule 12:42 - 22 Tetor, 2021

Vlorë- Dy persona janë arrestuar në Vlorë për shkak se akuzohen për vjedhje. Sipas policisë të arrestuarit janë Sh. H., 23 vjeç dhe J. D., 33 vjeç.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë vjedhur në banesën e G. S., sende me vlerë dhe dy aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vodhën në një banesë në qytetin e Vlorës, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Rilindja”, Vlorë, po vidhej në një banesë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar, shtetasit:

Sh. H., 23 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe J. D., 33 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit“.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., sende me vlerë dhe dy aparate celular.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe disa fishekë luftarak, të cilët iu gjetën shtetasit J. D., gjatë kontrollit fizik.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/