Ideja e FIFA-s për të organizuar një Kupë Bote çdo dy vjet nuk është përkrahur nga pjesa me e madhe e sportistëve, sepse sipas tyre do ketë më shumë lodhje fizike dhe dëmtime për futbollistët.
Kundër kësaj ideje është edhe UEFA e cila e kundërshton fort planin e FIFA-s për Kupën e Botës, duke mbështetur lojtarët.
Sipas “Associated Press”, disa federata europiane ekzaktësisht 12 janë gati të braktisin FIFA-n. Bëhet fjalë për gjashtë kombet nordike të cilët kanë dalë me një vendim të përbashkët kundër planit për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet, ndësa nuk dihet ende se cilat mund të jenë gjashtë federatat e tjera.
Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda, dhe Ishujt Faroe, të cilat e kundërshtojnë diçka të tillë dhe dalin kundër FIFA-s, dhe kjo mund të arrihet nëse ata njoftojnë 6 muaj para.
F.A/abcnews.al