Kylie Jenner zbuloi pak javë më parë se ishte në pritje të fëmijës së dytë me Travis Scott. Megjithëse miliarderja nuk ka dhënë detaje, fansat kanë spekuluar shpeshherë mbi gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë.
Jenner nënkuptoi më parë se është në pritje të një djali dhe këto dyshime i ka përforcuar me një tjetër postim që ka bërë së fundmi. Kylie postoi një fotografi të një sedilje blu brenda një makine.
Vëmendjen e mori ngjyra e kaltër që simbolizon gjininë mashkullore. “Baby Blues”, shkroi ajo krahas fotos. /abcnews.al