Brexit/ FOX: Dalja nga BE sipas afateve, 50% e sigurtë

schedule11:38 - 30 Dhjetor, 2018

schedule 11:38 - 30 Dhjetor, 2018

Gjasat që Britania e Madhe të dalë nga BE sipas afateve të parashikuara janë 50 me 50 për qind. Sipas ish-ministrit të Breksit, gjithçka varet nga mbështetja që marrëveshja e kryeministres Mej do të marrë në Parlament.

Ish-ministri i Brexit, Liam Fox ka deklaruar se shanset që Mbretëria e Bashkuar të mos largohet nga BE-ja më 29 mars janë 50 me 50 për qind. Fox, aktualisht sekretar për marrëdhëniet ndërkombëtare, ka nënvizuar se dalja në datën e parashikuar do të jetë e sigurtë vetëm nëse marrëveshja që kryeministrja Theresa May arriti me BE-në do të mbështetet 100 për qind nga ligjvënësit. Deputetët britanikë pritet të votojnë për marrëveshjen në javën e dytë të janarit, për t’i paraprirë largimit të planifikuar në mars. “Në rast se marrëveshja refuzohet, atëherë do të kemi një krisje të besimit mes elektoratit dhe Parlamentit”, ka deklaruar Fox. Marrëveshja e negociuar nga kryeministrja May me BE-në, që përcakton kushtet e daljes së Britanisë së Madhe dhe marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe, do të mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse marrëveshja miratohet. Dhoma e Përfaqësuesve ishte planifikuar të mblidhej më 11 dhjetor, por Mej e shtyu votimin pasi i druhej dështimit. Lideri i laburistëve Jeremy Corbyn i bëri thirrje këtë javë kryeministres që të shkurtojë pushimet e deputetëve për festa, në mënyrë që votimi të mbahet më herët. Ndërkohë, Fox paralajmëroi kolegët ligjvënës se dështimi në kalimin e marrëveshjes do të ishte fatale dhe se tashmë mbështetja e saj është një çështje nderi. “Ajo që mund të themi me siguri është se, nëse votojmë për marrëveshjen e kryeministres, atëherë është 100 për qind e sigurtë se ne largohemi më 29 mars. Në rast të kundërt, gjasat janë 50 me 50”, tha Fox. Ai shtoi se, opsioni i dytë do të përcjellë mesazhin se politika ka tradhtuar atë pjesë të popullit që votoi pro Brexit në referendumin e dy viteve më parë. /abcnews.al