Barcelona arriti të fitojë ndeshjen kundër Dinamo Kievi-t në Champions League me rezultatin 1-0 të zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”.
Goli i vetëm i kësaj ndeshjeje u shënua nga qendërmbrojtësi i katalanasve, Gerrard Pique. Ky gol i shënuar ndaj ukrainasve ishte i veçantë për spanjollin. 34-vjeçari i Barcelonës arriti të hyj në historinë e Champions League, si mbrojtësi me më shumë gola të shënuar në këtë kompeticion.
Goli ndaj skuadrës së Dinomo Kievi-t ishte i 16-ti për qendërmbrojtësin spanjoll në Ligën e Kampionëve, i cili arrin një rekord historik, duke shënuar emrin e tij në librin e rekordeve përkrah emrave si mbrojtësit brazilian Roberto Carlos dhe shokut të tij tek kombëtarja spanjolle Sergio Ramos.
F.A/abcnews.al