Ende mungojnë të dhëna, EMA nuk pritet ta miratojë në BE vaksinën ruse deri në 2022

schedule08:41 - 21 Tetor, 2021

schedule 08:41 - 21 Tetor, 2021

Rregullatori evropian i barnave ka pak gjasa që të aprovojë vaksinën ruse Sputnik V për koronavirusin, të paktën deri në tremujorin e parë të 2022. Kjo pasi duhen ende të dhëna për t’u rishikuar.

Emilio Parodi dhe Polina Nikolskaya raportojnë për agjencinë e lajmeve Reuters duke cituar burime se një vendim i EMA-s deri në fund të këtij viti është absolutisht i pamundur.

Nëse të dhënat e nevojshme sigurohen nga fundi i nëntorit, “atëherë rregullatorët mund të vendosin në tre muajt e parë të vitit.”

EMA, e cila publikoi raportin e saj të parë formal për vaksinën ruse në mars, pritej që të vendoste në maj apo qershor nëse do ta aprovonte vaksinën për përdorim në bllok. Vaksina është përdorur gjerësisht në Rusi dhe është aprovuar për përdorim në më shumë se 70 vende. /abcnews.al/