Ditën e sotme janë arrestuar tetë efektivë policie në Tiranë dhe në Lezhë, ndërsa gjashtë të tjerë, mes tyre dy shefa janë pezulluar në Korçë.
Në një operacion anti-drogë në Lezhë SPAK lëshoi 20 urdhër arreste, mes tyre 5 policë. Burime për “ABC” bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 9 persona dhe po punohet për kapjen e 11 të tjerëve.
Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e bashkimit Europian.
Forcat operacionale kanë kryer disa kontrolle dhe në qytetet e Durrësit, Rrëshenit dhe Pukës për arrestimin e personave të dyshuar.
Ndërkohë që një hetim i prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA-në çoi pas hekurave tre policë në Tiranë, ndërsa një efektive u la nga gjykata në arrest shtëpie.
Në kuadër të së njëjtës dosje në Korçë u pezulluan gjashtë efektivë mes tyre dy shefa, i komisariatit dhe qarkullimit dhe katër policë.
Prokuroria dhe SHÇBA vepruan pas informacioneve dhe përgjimeve se punonjësit e policisë së qarkullimit Korçë lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm.
Të pezulluar nga detyra
- Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
- Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
- Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
- Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Të arrestuar
- Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arrest shtëpie
- Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
/ db/Abcnews.al