Fero ka paralajmëruar këngën e tij më të re që mban titullin “Bella”. Në një postim në rrjete sociale, reperi konfirmoi se projekti do të publikohet brenda pak ditësh. Mirëpo, së fundmi është mësuar se kënga do të jetë një dedikim për bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajlin.
Afterparty.al ka mësuar se pjesë e këngës së reperit nga Gjilani do të jetë dhe Arbenita. Kujtojmë që dyshja u bënë prindër për herë të parë pak muaj më parë. Ata mirëpritën një vajzë, që e pagëzuan me emrin Nina.
Kohët e fundit, Fero ka zbuluar se po punon disa projekte të reja në gjuhën angleze me synim tregun ndërkombëtar. “Disa projekte në gjuhën angleze janë rrugës, kjo ishte ëndrra ime gjatë gjithë jetës sime dhe jam gati të punoj shumë për ëndrrat e mia, duke filluar një karrierë të re në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
/abcnews.al