Takim pas takimi, “dorëzohet” mbretëresha, pranon këshillën e mjekëve dhe anulon vizitën

schedule16:36 - 20 Tetor, 2021

schedule 16:36 - 20 Tetor, 2021

Mbretëresha Elizabeta II ka anuluar një udhëtim për në Irlandën e Veriut duke pranuar pas shumë këmbënguljesh këshillën e mjekëve për të pushuar.

95-vjeçarja do të qëndrojë në kështjellën Windsor, ndërkohë që pritet që këtë muaj të marrë pjesë në konferencën për ndryshimet klimatike COP26 në Glasgow.

Ajo do të fillonte të mërkurën një udhëtim 2-ditor, por pranoi këshillën e mjekëve për të pushuar. Kohët e fundit ajo ka marrë pjesë në disa ngjarje dhe evente.

Një ditë më parë, ajo refuzoi çmimin “Oldie of the Year”, nga revista me të njëjtin emër.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: “Mbretëresha ka pranuar  këshillën mjekësore për të pushuar gjatë ditëve të ardhshme.

Madhëria e saj është mirë por e zhgënjyer që nuk do të jetë më në gjendje të vizitojë Irlandën e Veriut, ku duhej të ndërmerrte një sërë angazhimesh sot dhe nesër”. m.v /Abcnews.al