Bitcoin thyen një tjetër rekord, arrin çmimin historik që nga hedhja në treg

schedule16:07 - 20 Tetor, 2021

schedule 16:07 - 20 Tetor, 2021

Monedha virtuale Bitcoi ka thyer një tjetër rekord gjatë pasdites së sotme duke shënuar çmimin më të lartë që prej daljes në treg më shumë se 10 vite më parë. Kriptovaluta arriti sot çmimin rekord prej 65 600 dollar për një Bitcoin-in duke u bërë lajm në të gjithë botën.

Muaj i fundit ka qenë mjaft i mirë për investitorët e Bitcoin, të cilët panë se si investimi i tyre u vlerësua maksimalisht.

Pak ditë më parë, Bitcoin u listua në Bursen e Neë Yorkut dhe duket se kjo lëvizje i dha edhe më tepër vlerë dhe rriti besimin e investitorëve tek kjo kriptomonedhë.

Bitcoin ka aktualisht një kapitalizim tregu 1.4 trilion dollar dhe gjasat janë që të rritet edhe më tepër. Ka analistë financiarë që vlerësojnë se çmimi një Bitcoini mund të shkojë më tepër se 100 mijë dollar deri në fund të këtij viti.

Megjithatë, të gjitha këto analiza duhen marrë me rezerva pasi tregu i kriptovalutave konsiderohet me mjaft risk. Këshilla më e mirë e ekspertëve në këtë rast është: Investoni ato para që mund t’i konsideroni të humbura. /abcnews.al