Newcastle pa trajner, këto janë alternativat        

schedule14:12 - 20 Tetor, 2021

schedule 14:12 - 20 Tetor, 2021

Pas Steve Bruce në stol, i cili u shkarkua vetëm 13 ditë pasi klubi u ble nga sheikët e Arabisë Saudite, Newcastle po fillon të kërkojë për trajnerin e ri. Përkohësisht klubi ka njoftuar se asistenti, Graeme Jones do të jetë në drejtimin e skuadrës.

Lista e dëshirave të Newcastle është e gjatë. Nga opsionet më të habitshme dhe më të shrenjta tek opsionet lokale.

I pari që tha se nuk ishte i interesuar ishte Antonio Conte, një nga preferencat e klubi. Sipas raporteve të fundit, Zidane po ashtu nuk ka ndërmend ta pranojë një sfidë të tillë.

Një nga favoritët është Lucien Favre, 63 vjeç, i cili është e papunë që kur u largua nga Dortmundi në dhjetorin e kaluar.

Përvec tij, emrat e tjerë që lakohen janë, Lampard, Fonseca, Emery, Gerrard e Martinez. Edhe Brendan Rodgers është një prej tyre, por sipas Daily Mail ai preferon të presë çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Guardiolas te Man City.

Gerrard ka shtuar së tepërmi dyshimet, pasi u pa të ishte prezent për të ndjekur ndeshjen mes Newcastle dhe Tottenham në fundjavë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë trajneri i “erës” së re për “qymyrxhinjtë”. /abcnews.al