Detaje të reja mësohen nga grabitja që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në banesën e një noteri në Sarandë. Mësohet se familja Kaçi banojnë në kat të shtatë, ndërsa grabitësit po i prisnin në kat të tetë në mëngjes.
Thoma Kaçi ishte duke dalë me gruan dhe djalin në mëngjes kur dëgjoi derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur me kallashnikov. Ata i kanë detyruar që të futen brenda, i kanë lidhur në karrike dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i mbanin paratë.
Kryefamiljari është detyruar të pranojë dhe ma pas grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar.
Thoma Kaçi më pas ka telefonuar policinë dhe ishin efektivët ata që më pas i zgjidhën nga karriget. Familja dhe detektivët vijojnë të ndodhen në banesë. Grabitësit i kanë vjedhur familjes Kaçi 20 milionë lekë të vjetra. /abcnews.al/