Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku po diskutohet progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Taulant Balla theksoi edhe njëherë bshkëpunimin me opozitën për çështjen e integrimit.
“Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi. Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën,” tha Balla.
Ndërkohë, kryetarja e këshillit, Jorida Tabaku nënvizoi se ndryshimet e njëanshme kushtetuese çojnë në zbatim të keq të vettingut.
“Ndjej keqardhje që shkresa e drejtuar për kryetaren e Kuvendit nuk është ndarë me opozitën. Ne e kemi marrë vesh nga mediat. Të gjithë e dinë që vettingu po realizohet si rezultat i ndryshimeve kushtetuese. Por ai konsensus nuk u ndodh me 6 ligjet e reformës në drejtësi. Zoti ambasador besoj se vetëm ndryshimet konsensuale afatgjata mund të jenë, por ndryshimet e njëanshme çojnë në zbatim të keq. Në një lexim të parë ju përmendi influencën politike nga brenda dhe jashtë vettingut. Për një dosje duhen 1 mijë ditë në gjykatat e Shqipërisë. Të gjitha këto i lexoj me shqetësim. Ka disa vite që ne nuk flasim për zbatimin e MSA. Duhet fokusuar diskutimi në zbatimin e MSA,” tha Tabaku. g.v/abcnews.al