Së fundmi në sajë të aktivitetit sizmik të një prej vullkaneve më aktivë në Japoni, atij të Malit Suribachi kanë dalë në sipërfaqe rrënojat e anijeve të fundosura gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se aktiviteti sizmik ka nxjerrë në sipërfaqe njëzetekatër mjete transporti detar të kapura nga marina e SHBA gjatë fazave të fundit të luftës, u zhvendosën në pjesën perëndimore të Iwo Jima për krijimin e një porti.
Trupat e anijeve u sollën asokohe në ishull pasi vendi nuk kishte ambjente portuale. Ndërkohë për shkak të aktivitetit sizmik të malit Suribachi, është ngritur fundi i detit sidomos në pjesën perëndimore të vendit.
Anijet e fundosura qëndrojnë mbi hirin vullkanik dhe janë përdorur si breza për frenimin e ujit teksa ushtarët shkarkonin materialet e luftës. Ishulli ishte ndërtuar në këtë mënyrë për të krijuar një bazë artificiale detare nga SHBA, para sulmit mbi ishujt e mëdhenj të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Vendi është i pabanuar, por ka poste të ushtrisë japoneze, qe kur u dorëzua nga ushtria e SHBA në 1968.
“Zonat pa ngjyrë të detit tregojnë se aktiviteti vullkanik ende nuk është reduktuar”, tha Setsuya Nakada, drejtor i qendrës kërkimore të vullkaneve, duke shtuar se ka mundësi dhe për shpërthime madhore vullkanike./abcnews.al