Rama-gazetarëve: Nëse sillni prova “Agjencia për Median” do të shkrihet

schedule10:18 - 20 Tetor, 2021

schedule 10:18 - 20 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka mohuar se ngritja e “Agjencisë për Median dhe Informimin” bie në kundërshtim me lirinë e shtypit.

Në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, Rama komentoi qëndrimin e gjashtë organizatave ndërkombëtare të medias të cilat i kanë kërkuar qeverisë që të tërhiqet.

Rama tha se kjo agjenci do të ngrihet për të ndihmuar gazetarët në punën e tyre. Kryeministri theksoi se nëse sjelli prova kjo agjenci do të shkrihet.

“Sot kam vetëm një përgjigje, e dini mu çfarë është agjencia për mediat dhe informimin. Modestish mendoj se nuk e keni idenë për çfarë po flisni. Jam shumë i gatshëm që të gjashtë organizatat ti pres, të ulemi si të dëshironi ju dhe të flasim, ju të pyesni ne të japim llogari. Në fund të kuptoni se kjo agjenci është e kundërta e asaj që thoni. Është një mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me ju. Nëse ju hasni një problem me një institucion dhe pengoheni të merrni informacionin t’i drejtoheni këaj agjencie.

Përpara se të flisni shqip me qeverinë tuaj mbushni botën me alarme fallso. Për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzistojnë. Nëse ju do të arrini në përfundimin që kjo agjenci duhet hequr unë do ta heq, por pa të sillni një provë që bën sens agjencia do të shkrihet. Por në të kundërt ju duhet ti shkruani gjithë këtyre njerzëve që keni alarmuar na falni,” tha ai. g.v/abcnews.al