Stefano Pioli pas 3 humbjeve radhazi në “Champions League” përtypet I hidhëruar dhe pranon humbjen ndaj Portos.
“Ata ishin më të përgatitur se ne, kjo gjë dukej qartë. Ndoshta ka ndikuar fakti që luanim në fushën e tyre ose ndoshta se thjeshtë ne nuk ishim në nivelin e tyre, nuk e di.
Ne duhej të menaxhonim mirë situatën por nuk ia dolëm të arrinim qëllimin. Mungesat? Nuk është justifikim, ekipi ishte i balancuar dhe konkurues por ata bënë më mirë se ne,” kështu është shprehur tekniku italian Pioli pas sfidës ndaj Portos ku vendasit fituan me rezultatin minimal 1-0. /abcnews.al