Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu kaloi disa momente frike dhe paniku pasi ashensori me të cilin po ngjitej u shkëput aksidentalisht, por fatmirësisht gjithçka është mbyllur pa pasoja. Mediat turke kanë publikuar pamjet e momentit.
Davutoglu po ngjitej për të shkuar në zyrat e një radio lokale në Vanit, e cila ndodhet në katin e pestë. Por ashensori ra nga kati i parë në dysheme. Zyrtarët që e shoqëronin reaguan me shpejtësi duke e nxjerrë, ndërsa më pas shkallët i ngjiti në këmbë./ Abcnews.al