Pas protestave të studentëve që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve.
Duke e quajtur këtë vizitë ndërgjegjësuese, Kushi i ka pyetur një nga një studentët nëse janë vaksinuar, ndërsa i ka nxitur që ta bëjnë një gjë të tillë. Vaksnimi, nënvizoi ministrja nuk shërben thjesht për të hyrë në auditore, por për të mbrojtur shëndetin e tyre, të familjarëve dhe komunitetit.
“Doja tu pyes a jeni të vaksinuar… Vaksinimi ju duhet jo vetëm për auditorë por në radhë të parë të mbroni shëndetin tuaj të familjarëve. Ju jeni të rinj, bëni jetë sociale, hyni në kinema, bare, kështu që ju duhet etj. Prandaj, vaksinimi ju duhet. Madje, edhe për udhëtim jashtë vendit, certifikata e vaksinimit është e nevojshme, pa të s’mund të udhëtoni”, tha ministrja Kushi.
Kushi ndër të tjera ka theksuar se vaksinimi është i rëndësishëm për mbarëvatjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit. be.k/Abcnews.al