Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina deklaroi se Juventusi gaboi kur e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.
Me fanellën e Juventusit, Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje me Juventusin në të gjitha kompenticionet, duke fituar 5 trofe, përfshirë këtu dy tituj kampioni në Serie A.
“Nuk besoj se Juventusi bëri lëvizje të mirë me transferimin e Ronaldos. Ardhja e tij në Itali ishte e mirë për futbollin italian, por jo operacion pozitiv edhe për Juventusin”, insistoi Gravina. /abcnews/al/