Një elektricist ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërsa punonte në një shtyllë të tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”. Mësohet se 55-vjeçari është tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në disa pamjet e filmuara nga vendi i ngjarjes shihet ekipi i shpëtimit që punon për të zbritur elektricistin nga shtylla e tensionit të lartë. Pasi mbërrin në tokë, 55-vjeçari është i vetëdijshëm dhe duket në gjendje të mirë shëndetësore. /abcnews.al/