Dita e dytë e vitit akademik në vendin tonë duket se sot ka nisur e qetë dhe studentët janë future në auditor vetëm me maska. Ndërkohë nga raportimet nga universitetet e ndryshme në vend vëmë re se rregullat e hyrjes së studentëve janë të ndryshme.
Sipas korrespodentëve ka dhe raste kur mungon kontrolli për hyrjen në auditore dhe studentëve jo vetëm që nuk u kërkohet certifikata e vaksinimit apo testi PCR por janë futur dhe pa maska.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC se në universitetin Aleksandër Xhuvani ka nisur normalisht mësimi dhe pritet që sot përfaqësues të ministrisë së Arsimit të japin udhëzime të rej në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të futjes së studentëve në auditore.
Ndërkohë Elidon Berberi raporton se në Universitetin e Gjirokastrës nuk ka pasur asnjë kontroll për studentët, as për temperaturën dhe as për mbajtjen e maskave./abcnews.al