Javën e kaluar Raheem Sterling shprehu dëshirën e tij për tu larguar nga Manchester City në drejtim të një klubi jashtë Premier League, gjë për të cilën ky lajm befasoi shumë drejtuesit por edhe fansat e klubit anglez.
Barcelona është i pari ekip I cili ka shfaqur interes për sulmuesin anësor 26-vjeçar.
Sterling është në një situatë jo shumë të mirë momentalisht tek klubi anglez ku i cili ka humbur vendin e titullarit tek 11 startuesit e Pep Guardiolës.
Gjithësesi Manchester City i ka bërë të qartë Barcelonës që lojtari ka vlerën e 80 milion paund.
Barcelona duhet të largojë në merkato ndonjë prej “yjeve” për të mos patur vështirësi financiare për transferimin e anglezit. /abcnews.al