Rritet numri i të infektuarve në Britani për shkak të variantit Delta +

schedule08:26 - 19 Tetor, 2021

schedule 08:26 - 19 Tetor, 2021

Rritja e rasteve me Covid në Britani ka detyruar vendin të  nisë hetimet për variantin Delta +. Britania lehtësoi masat më herët në krahasim me vendet e tjera, por gjatë ditëve të fundit  ka regjistruar rastet më të larta ditore që nga mesi i korrikut. Numri i viktimave në një javë ka shënuar rritje, numri më i lartë i të vdekurve në Europën Perëndimore.

Britania gjithashtu ka pezulluar vaksinimin e adoleshentëve për shkak të efekteve anësore.  Varianti Delta +, përfshin mutacionin K417N, i cili ka rrezik më të lartë të infeksionit. Sipas një studimi gjerman, Delta dhe Delta + ndikojnë në qelizat e mushkërive më shumë sesa lloji origjinal i koronavirusit./abcnews.al