30 minuta shi, Berati nën ujë, bllokohen disa rrugë në qytet

schedule20:24 - 18 Tetor, 2021

schedule 20:24 - 18 Tetor, 2021

30 minuta shi në qytetin e Beratit kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë. Si pasojë e reshjeve është mbuluar nga uji vendi i quajtur “Axhensi” në Berat.

Prania e shiut në rrugën kryesore ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të pastrimit për të zhbllokuar rrugët që të nisë sërish qarkullimi i automjeteve. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!