Nga Leontina Nika
Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, madje edhe kur mbylli sytë, në xhep të xhaketës ju gjet një skicë.
Kuratori, shpalosjen e krijimtarisë së tij e nis me vizatimet, madje puna e diplomës e vitit 1976, mori vlerësime të veçanta. Vizatimi është restauruar prej Helidion Halitit, por fatkeqësisht edhe varianti në pikturë, është e dëmtuar rëndë.
Në këtë prezantim vjen edhe magjia e ngjyrës së tij, e shprehur në peisazhe e kompozime. Ajo cfarë të bie në sy është largimi, ashtu si jeta e tij, lindi në Mal të zi, u rrit dhe u formua në qytetin e Shkodrës dhe më pas u zhvendos në Tiranë, ku u arratis prej saj për këtë arsye.
Helidon Haliti, thotë se shtëpia në Shkodër duhet të kthehet në një muze të cilin ai e ka lënë gati. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun kryeqytetas për një javë, për të shtegtuar më pas në Shkodër e Mal të Zi./ Abcnews.al