Presidenti Biden dhe bashkëshortja e tij shihen në restorant pa maskë

schedule15:44 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:44 - 18 Tetor, 2021

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe zonja e parë Jill janë kapur nga fotografët, teksa hynin dhe dilnin nga një restorant luksoz italian në Uashington, pa maska. Në Uashington, si në qytete të tjera amerikane, është në fuqi ligji për mbajtjen e maskës në ambiente te  mbyllura për të ndaluar përhapjen e Covid.

Në fakt autoritetet në Uashington kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në vendet e mbyllura, për gjithë personat mbi 2 vjeç.

Fotot u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe shkaktuan polemika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!