Çifti i njohur i showbiz-it do të bëhen prindër

schedule15:18 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:18 - 18 Tetor, 2021

Reperja e njohur, Eve është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin, Maximillion Cooper.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“Nuk mund ta besojë… më në fund na erdhi rasti t’iu tregojmë të gjithëve!!! Ju e dini sa gjatë e kemi pritur këtë bekim në jetën tonë”, ka shkruar Eva krahas fotografisë me barkun e rrumbullakosur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EVE @therealeve ? (@therealeve)

Edhe Cooper e ndau lajmin e gëzuar me të gjithë ndjekësit e tij duke shkruar se është shumë e lumtur se do të bëhet sërish baba.

Foshnja pritet të vijë në jetë në shkurt të vitit 2022 dhe do të jetë fëmija i parë për çiftin, ndërsa Cooper i ka edhe katër fëmijë të rritur nga martesa e tij e kaluar.

Reperja dhe aktorja 42-vjeçare, Eve, ka 11 vjet që është në lidhje me shoferin e makinave garuese dhe biznesmenin, Maximillion Cooper, ndërkohë çifti e kurorëzoi lidhjen me martesë në vitin 2014, me një dasmë luksoze në Ibiza./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!