Studimi: Kombinimi i vaksinave ul rrezikun e infektimit me Covid

schedule12:03 - 18 Tetor, 2021

schedule 12:03 - 18 Tetor, 2021

Sipas një studimi suedez, kombinimi i vaksinave të ndryshme ul rrezikun e infektimit me Covid-19. Personat që morën dozën e parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca dhe më pas dozën e dytë të vaksinës Pfizer / BioNTech ose Moderna mRNA kishin një rrezik më të ulët të infeksionit sesa personat që morën të dyja dozat e AstraZeneca.

Studiuesit  analizuan të dhënat e 700,000 personave, në një kohë kur varianti Delta ishte dominant.  2.5 muaj pas dozës së dytë, studimi i ri tregon një reduktim prej 79% dhe 67% të rrezikut të infektimit me koronavirus për ata që morën dozën e dytë përkatësisht me Moderna ose Pfizer. Ata që kishin marrë të dyja dozat e AstraZeneca kishin një ulje 50% të rrezikut të infektimit.

Të gjitha studimet e deritanishme kanë treguar se kombinimi i vaksinave të ndryshme shkakton një përgjigje të fortë imune, e cila është e rëndësishme për marrjen e një dozë përforcuese, veçanërisht për ata që nuk kanë marrë një vaksinë mRNA në dy dozat e para.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se pavarësisht nga të gjitha rezultatet inkurajuese në lidhje me efektivitetin e kombinimit të vaksinave nevojiten më shumë studime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!