Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka përditësuar ditën e sotme rezultatet e zgjedhjeve lokale në vend. Sipas raportimeve, në komunën e Çairit deri më tani janë përpunuar votat e 61, nga gjithsej 86 vendvotime.
Sipas rezultatit aktual, në Çair më tepër vota aktualisht ka kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, respektivisht 8.933 vota, ose 49.56 për qind.
I dyti renditet Bekim Sali nga ASH-AAA, me 36,89 për qind të votave, ose me 6.648 vota të fituara.
Kujtojmë, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në këtë komunë nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave dhe do të duhet të numërohen vota edhe nga 25 vendvotime. /abcnews.al/