Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka bërë deklaratën e parë për mediat që nga nisja e numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut.
Zaev ka mohuar që partia e tij të ketë humbur, ndërsa thekson se ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Sipas Zaev në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.
Zaev, në daljen para mediave ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të reja Parlamentar pasi sipas tij LSDM po fiton bashkë me aleatët në balotazh. /abcnews.al/