Rrathët e zinj poshtë syve nën sy ndryshojnë shprehjen e fytyrës dhe bëjntë që të dukeni më të vjetër dhe më të lodhur. Përveç produkteve kozmetike, ka dhe disa zgjidhje të thjeshta, të bëra në shtëpi për të hequr qafe rrathët e zinj.
Kompresa me lëng limoni
Lëngu i limonit jo vetëm që përmban shumë vitaminë C dhe është shumë i koncentruar në acide, por është gjithashtu një agjent shumë i mirë shërues për lëkurën. Mund të përzihet me shafran indie dhe domate, për rezltate më të mira. Duhet ta lini në lëkurë vetëm për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Kompresa me bustina çaji
Vendosja e bustinave të çajit në sy është efektive për të luftuar rrathët e zinj. Kjo është për shkak të faktit se çaji është i pasur me substanca të vlefshme për lëkurën. Më të rëndësishmet janë sigurisht antioksidantët.
Maskë me nenexhik
Bëni një pastë me nenexhik dhe vendoseni nën sy. Ka veprim qetësues për sytë tuaj. Sidoqoftë, do të duhet pak kohë për të parë rezultatet e kësaj metode. /abcnews.al