Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar në një konferencë për mediar se LDK-ja ka fituar dyfish edhe në zgjedhjet për kryetar komune dhe për kuvend komunal me një përqindje dhe diferencë të qëndrueshme.
Haziri tha se do të dalin mbi marzhën e gabimeve të EXIT Polleve dhe që ka gjasë deri në mesnatë do të dalin fitues pa balotazh. Kjo deklaratë e tij vjen ndërkohë që disa Exit Polle kanë nxjerrë Gjilanin në balotazh. /abcnews.al