U dënua me burgim të përjetshëm për vrasje, milioneri amerikan shtrohet në spital me Covid

schedule16:57 - 17 Tetor, 2021

schedule 16:57 - 17 Tetor, 2021

Trashëgimtari i pasurive të paluajtshme në Nju Jork, Robert Durst, i cili ditë më parë u dënua me burgim të përjetshëm, është shtruar në spital pasi infektimit me COVID-19, tha avokati i tij të shtunën.  Durst, 78 vjeç, u dënua të enjten me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për vrasjen e shoqes së tij të ngushtë më shumë se dy dekada më parë.

“Ai ishte shumë i sëmurë në sallën e gjyqit,” tha DeGuerin të shtunën. Ai u dënua në Gjykatën Superiore të Los Anxhelosit muajin e kaluar për vrasje të shkallës së parë për vrasjen e Susan Berman në dhjetor 2000.

Vrasja kishte qenë një mister që përndiqte familjen dhe miqtë për 15 vite para se Durst të arrestohej në vitin 2015 pas vendimit të tij të palogjikshëm për të marrë pjesë në një dokumentar që nxori në pah prova të reja.

Durst pritet të apelojë vendimin e gjykatës./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!