Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria miraton pagën minimale për punonjësit në vend

schedule18:29 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 18:29 - 26 Dhjetor, 2018

Në mbledhjen e të mërkurës, qeveria vendosi rritjen me 20 mijë lekë të pagës minimale. Prej 1 Janarit të vitit të ardhshëm, paga minimale për punonjësit në shkallë vendi do jetë 26 mijë lekë të reja, e detyrueshme për çdo person juridik a fizik, vendas apo i huaj.

Kjo është rritja e dytë e pagës minimale e vendosur nga qeveria Rama. Në Maj të 2017-s, paga minimale nga 22 mijë, u rrit në 24 mijë lekë të reja. Po në mbledhjen e të mërkurës, qeveria miratoi dhënien e 12 pagave mujore për efektiven e policisë Ina Nuka, që u plagos në krye të detyrës gjatë protesës së 22 Nëntorit para parlamentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!