Në një cep muri mbi mbeturina, ky është vendi ku u gjet i vrarë 45-vjeçari në Peqin

schedule15:45 - 17 Tetor, 2021

schedule 15:45 - 17 Tetor, 2021

Në këtë vend me mbeturina rrëzë nja muri me blloqe betoni, u gjet sot trupi i pajetë i një burri 45-vjeçar. Ai ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe ishte lënë në këtë vend, pranë lumit Shkumbin.

Raportohet se personi në fjalë nuk është identifikuar ende, ndërsa policia po heton për të gjetur autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Dyshohet se personi në fjalë mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë hedhur në këtë zonë të lagjes Çezmë të Peqinit. /abcnews.al/