Peqin – Një person është vrarë në Peqin.
Sipas policisë raportohet se në lagjen Çezmë, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një person rreth 45-vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kërkimet për të gjetur autorin e kësaj vrasje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /abcnews.al/