Humbja e Manchester United ndaj Leicester City-t me rezultatin 2-4, ka vënë në pozitë të vështirë skuadrën. Në 3 ndeshjet e fundit “Djajtë e Kuq” kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 pikë, çka do të thotë se për një skuadër që pretendon të fitojë trofe është shumë pak, aq me tepër me një lojtar si Cristiano Ronaldo në ekip.
Trajneri i Man.United Ole Gunnar Solskjaer, pas humbjes është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, i cili nuk ka nguruar të fajësojë të gjithë ekipin për paraqitjen e dobët.
“Sot, golat që pësuam ishin zhgënjyes, mënyra se si pësuam ishtë zhgënjyese. Ne nuk ishim aq të mirë në topat e dytë, janë këto gjërat që na bëjnë të fitojme të drejtën për të marrë 3 pikët në një ndeshje në futboll. Fatkeqësisht, ne nuk mund të dilnim në lojën tonë. Thotë gjithçka kur David De Gea ishte lojtari ynë më i mirë dhe pësuam katër gola. Ne nuk ishim mjaftueshëm mirë – me top dhe pa top. Ne duhej të vraponim, bllokonim dhe ne nuk e bëmë aq sa duhet. Ne nuk e meritonim një pikë. Ne morëm epërsinë, Mason tregoi cilësinë e tij dhe pastaj u dhamë atyre një gol. Të gjithë golat që pësuam ishin zhgënjyes në mënyrën se si pësuam.
Nuk ishte vetëm mesfusha që dështoi, por ne luajtëm shumë lehtë. Ndoshta ne i dhamë shumë hapësirë, por ky është faji i gjithë ekipit. Pajtohem që nuk u mbrojtëm mjaft mirë. Sot, thjesht nuk i kemi bërë gjërat si duhet”, përfundoi trajneri norvegjez.
The boss has shared his thoughts after today’s defeat.#MUFC | #LEIMUN
— Manchester United (@ManUtd) October 16, 2021
/abcnews.al