KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje

schedule07:53 - 17 Tetor, 2021

schedule 07:53 - 17 Tetor, 2021

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Ditë më parë situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.

Kjo situatë solli edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashikonte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë e të cilat u larguan sot kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!