“Meta i pashkarkueshëm”, Hoxha: Gjykata Kushtetuese do të transkriptojë vendimin e “Venecias”

schedule19:55 - 15 Tetor, 2021

schedule 19:55 - 15 Tetor, 2021

Sipas analistit Artan Hoxha, Gjykata Kushtetuese do të transkriptojë këshillën e marrë nga Komisioni i Venecias për çështjen e Presidentit Ilir Meta dhe atë të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Në Radar Informativ me Jonida Shehun, Hoxha tha se Kushtetuesja në vendimin e saj do të marrë vendimin ku në njërën anë Ilir Meta është i pashkarkueshëm dhe nga ana tjetër zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë brenda kufijve ekstremë të Kushtetutës.

“Nga një anë presidenti i Republikës nuk është i shkarkueshëm për aktin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër zgjedhjet ashtu siç u zhvilluan nuk kanë kaluar kufirin ekstrem të Kushtetutës. Nuk pres të kemi ndonjë devijancë të çuditshme.

Janë dy çështje që kanë të bëjnë me të njëjtën ngjarje por janë me këndvështrime të ndryshme. Nuk janë gjërat kaq të prera me thikë. Gjykata Kushtetuese do të transkriptojë këshillën e Venecias me një vendim formal. Një vendim është që presidenti i Republikës nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe vendimi i Kuvendit për ta shkarkuar atë…po flasim për këtë argument. Nga ana tjetër zgjedhjet ndonëse janë më të shëmtuara në historinë e demokracisë janë zgjedhje që shkaktojnë kosto shumë të lartë megjithatë janë brenda kufijve ekstremë të Kushtetutës,” u shpreh analisti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!