Kina ka nisur në hapësirë një mision me tre persona në orët e para të së shtunës. Ky është një hap madhor për programin hapësinor të vendit që shumë shpejt po kthehet në një nga më të avancuarit në botë.
Tre astronautët e nisën udhëtimin e tyre me anijen kozmike Shenzhou-13 vetëm pak pas mesnate me orën lokale, nga qendra në shkretëtirën Gobi. Ata do të “ulen” tek stacioni i ri hapësinor i Kinës Tiangong ( që do të thotë një Vend i Parajsës), gjashtë orë e gjysmë nga nisja.
Më pas, tre astronautët do të punojnë në stacion për 183 ditë, ose 6 muaj, misioni më i gjatë që ka mbajtur vendi deri më tani. Pjesëtarë të ekuipazhit janë Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guanfu, të cilët do të testojnë teknologjinë e stacionit hapësinor dhe do të bëjnë ato që quhen ecje në hapësirë. /abcnews.al/
LAUNCH! Long March 2F launches with Shenzhou 13 and three taikonauts to the Chinese Space Station for a long-duration six month stay (China’s longest space expedition to date).
Overview:https://t.co/dqICgGJc7c
Livestream:https://t.co/iI7hC3VAlW pic.twitter.com/5t7DaJFoBq
— Chris Bergin – NSF (@NASASpaceflight) October 15, 2021