Berisha çon “Foltoren” në Korçë: Pse nuk reagova pas zgjedhjeve, Rama largohet me protesta

schedule18:48 - 15 Tetor, 2021

schedule 18:48 - 15 Tetor, 2021

Korça ka qenë ndalesa e radhës e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky takim me demokratët e Korçës mbahet në një ditë ku Berisha mbush 77-vjeç.

Ish- kryeministri Berisha ka theksuar se pas zgjedhjeve nuk reagoi pasi sipas tij duhej mbrojtur vota.

“Nuk fola se detyra imediate ishte mbrojtja e votës. Do të flisja për problemet do ndihmojë kundërshtarin. I përdori ky 900 mijë të dhëna dhe kjo nuk mund të jetë zgjedhje. Sistem i patronazhistëve që nuk ka ekzistuar kurrë pas luftës së dytë. Kryetari tha masakër dhe i legjitimoi karrigen Edi Ramës për karrigen e vetë. Kjo ishte tradhti e hapur. Ne nuk fituam, të jemi të drejtë.” tha Berisha.

Më tej Berisha u shprehe se PD po përgatitet për fraksione, pasi sipas tij kjo rrugë është e hapur. Berisha u shpreh se do krijohet një parti e lirë si “foltorja” e tij.

Ish-kryetari i PD-së është shprehur se Rama largohet nga pushteti me protesta të fuqishme dhe sipas tij për të bërë këto protesta PD duhet të ngrihet me parime.

Demokratët po mbledhin firma për thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Në të gjitha takimet e zhvilluara, Berisha e ka akuzuar Bashën për tradhti ndaj demokratëve dhe pengmarrje nga kryeministri Rama. Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!