Mjeku Skënder Brataj, i cili është anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve u pyet nga gazetarja Juli Xhokaxhi në lidhje me auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë. Brataj u shpreh se nuk dihet nëse kjo ka ndodhur realisht apo jo. Ai u shpreh se Komiteti i Ekspertëve nuk kontrollon çmimin por përcakton një strategji.
“A e dimë se ka ndodhur realisht apo jo. Duhet të japë përgjigje çdo institucion. Kur hapet një lajm i rremë apo i vërtetë nuk ka rëndësi. A e kuptojmë dëmin. Komiteti i Ekspertëve nuk kontrollon as çmimin por përcakton një strategji. Koston nuk e vë unë por çmimi i tregut. Jemi në kushte pandemie dhe ka produkte që u prodhuan vetëm për pandeminë.
Në të tilla kushte të tilla krize ka edhe përfitues sa të duash. Në qoftë se unë kam një produkt me këtë çmim dhe kam pyetur 10 biznese të tjera nuk e di. Për bizneset dhe spitalet pati një strategji që në fillim të pandemisë. Ka shumë njerëz kanë marrë receta kot. Kam qenë i pari që i kam thënë jo anti-viraleve. Mua nuk më intereson kë prek apo kë nuk prek në biznes”, u shpreh Brataj. m.v/Abcnews.al