Simoneta Bajrami është një emër i njohur në fushën e bukurisë, por kohët e fundit mori vëmendjen e të gjithëve pasi u shpall si nusja më e mirë e trojeve shqiptare. Ajo u komentua për pamjen mbresëlënëse por dhe për faktin se në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, i këndoi dhe e ëma, Antigona Sejdiu.
Antigona është një emër i njohur pavarësisht se prej shumë kohësh është tërhequr nga muzika. Ditën e sotme, ajo rrëfeu për gazetarët në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” emocionet që përjetoi kur këndoi për të bijën në ditën e dasmës.
“Ka qenë një rikthim emocional, kur fëmijën e ke para dhe duhesh t’i këndosh. Ndihesh e përmbushur. Simoneta ka insistuar shumë gjithmonë, unë nuk isha shumë e gatshme sepse mendoja se do të qaja por gjithsesi ka qenë diçka shumë speciale.”, tregoi ajo.
/abcnews.al


