Humbi ekuilibrin teksa bënte selfie, humb jetën 21 vjeçarja turke që bie nga shkëmbi 60m i lartë

schedule19:47 - 14 Tetor, 2021

schedule 19:47 - 14 Tetor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë turke ku një 21 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 21 vjeçarja Hatixhe Nur Karabulut, humbi ekuilibrin teksa bënte një foto pranë urës së filmit ‘James Bond, Skyfall’ në provincën turke të Adana.

E reja në këtë udhëtimin shoqërohej nga kushëriri i saj Mazlum Sozeri, 26 vjeç, të cilët po bënin foto në urën shekullore të ujësjellësit Varda në sfond, e cila shihet në skenën e hapjes së filit të vitit 2012 ‘Skyfall’.

Hatixhe raportohet se kishte shkelur keq hapin e saj dhe Mazlum ishte përpjekur ta kapte.

Por të dy përfunduan duke rënë në humnerën rreth 60 meta të lartë. Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje përdorën një vinç për të ngritur dy kushërinjtë.

Ajo kishte marrë kushëririn e saj që vinte nga Spanja, për të parë atraksionin e njohur turistik./abcnews.al