Moti i keq ka përfshirë Greqinë prej mëngjesit të sotëm. Atika ka problemet më të mëdha, ku shumë zona janë përmbytur si pasojë e stuhisë “Balos”.
Mediat greke raportojnë se në rrugën e Poseidonos, në ishullin Evia, një autobus në itinerarin Pire-Voula u bllokua nën një urë, ndërsa udhëtarët formuan një “zinxhir” në mënyrë që të largoheshin.
Passengers wade through high water as they evacuate a bus stuck in a flooded underpass in southern Athens, Thursday, Oct. 14, 2021. Storms have been battering the Greek capital and other parts of southern Greece, causing traffic disruption and some road closures. pic.twitter.com/jGVcnTvGFo
— Thanassis Stavrakis (@TStavrak) October 14, 2021
Uji mbuloi pothuajse të gjithë autobusin, duke lënë vetëm pjesën e sipërme e tij të dukshme, ndërsa niveli i ujit u rrit.
Siç shihet nga pamjet uji fundosi të gjithë autobusin. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët mundën të shpëtonin pa dëmtime. g.v/abcnews.al