Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, rrëzohet “Bechetti”

schedule17:38 - 14 Tetor, 2021

schedule 17:38 - 14 Tetor, 2021

Me 120 vota pro Kuvendi miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Ky komision do të drejtohet nga opozita, pasi u kërkua nga këta të fundit.

Ndërsa ai për Bechetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua, pasi u votua me 77 vota kundër dhe 43 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim. Kryeministri Edi Rama dhe socialistët refuzuan sot të pranon ngritjen e këtij komisioni, pasi sipas tyre bie ndesh me konfidencialitetin.

Ndërkohë, kërkesa tjetër e opozitës për krijimin e një komisioni për inceneratorët do të kalohet për votim javën e ardhshme.

Gjithashtu, mazhoranca ka rrëzuar ditën e sotme me vota dy dekretet e Presidentit Meta për rishikimin e Buxhetit 2021 dhe ligjin për të “Huajt”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!